Aksidentohet urbani i linjës së Kombinatit, përplaset me koshin e mbeturinave dhe përfundon në…

Autobusi

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ‘Misto Mames’.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur me një kosh mbeturinash.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotoja, autobusi ka devijuar sipër trafik ndarëses.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksidentohet urbani i linjës së Kombinatit, përplaset me koshin e mbeturinave dhe përfundon në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook