Tara Leigh Patrick e njohur si Carmen Electra është një aktore, këngëtare dhe modele amerikane shumë e njohur dhe e komentuar.
Ajo është e njohur për pozat e nxehat në rrjetet sociale, dhe së fundmi duket se 50-vjeçarja i është bashkuar pltformës për të rritur “OnlyFans.”
Page Six shkruan se ylli i “Baywatch” do t’u sigurojë të abonuarve “qasje ekskluzive në përmbajtje argëtuese.” Seks simboli i viteve ’90 u frymëzua për këtë surprizë për fansat e saj pasi mbushi 50 vjeç në prill dhe po pret me padurim këtë “kapitull të ri, festiv të jetës së saj”.
Përpara publikimit, Electra ndau një foto të saj të shtrirë në krevat me një mbishkrim ngacmues: “E mërkurë! Unë kam një njoftim të madh vetëm për fansat e mi.”
Ndoshta Electra u frymëzua gjithashtu për t’u bashkuar me OnlyFans pasi kërkimet për të në PornHub u rritën ndjeshëm pas paraqitjes së saj në serialin dokumentar të ESPN “The Last Dance”. Gjatë episodit të saj, Electra foli për martesën me ish-yllin e Chicago Bulls, Dennis Rodman.
“Ai më lidh sytë dhe ne hipëm në motoçikletën e tij. Kur më në fund më hap sytë, ne jemi duke qëndruar në objektin e stërvitjes së Bulls, në qendër të fushës. Ishte çmenduri, si dy fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash,” tha ajo më vonë për Los Angeles Times për arratisjet e saj me Rodman
“Ne po hanim kokoshka dhe po bënim seks në të gjithë vendin – në dhomën e terapisë fizike, në dhomën e peshave. Natyrisht edhe në gjykatë.”