“Hapni sytë, kjo është gjendja e qytetit”/ Dashnor Sula sfidon qeverinë: Nëse gjeni një metër asfalt në Peqin për 9 vite, iki nga posti i deputetit!

Dash Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka sfiduar qeverinë për situatën e rëndë në qytetin e Peqinit.

Sula është shprehur i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite.

 

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit- tha ai. 

“Hapni sytë, kjo është gjendja e qytetit”/ Dashnor Sula sfidon qeverinë: Nëse gjeni një metër asfalt në Peqin për 9 vite, iki nga posti i deputetit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook