Amir Rrahmani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Napolin këtë sezon, ku ka qenë një titullar fiks me trajnerin Luçiano Spaleti.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, është gati që të rinovojë kontratën e tij me klubin nga Kampanja dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë agjenti i tij, Adrian Aliaj me anë të një deklarate me median kosovare “Koha.net”:
“Do të vazhdojmë në Napoli. Do të rinovojmë kontratën për 5 vitet e ardhshme. Në javët pasardhëse do të kemi një takim zyrtar me klubin.”, tha menaxheri i Rrahmanit.
Kontrata e 28-vjeçarit i skadon më 30 qershor 2024, por klubi napoletan dëshiron që ta zgjasë bashkëpunimin me të si shpërblim për paraqitjet mbresëlënëse këtë sezon me të kaltërit.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Rrahmani është aktivizuar gjithsej në total në 31 sfida ku ka shënuar 4 gola duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit