Moviola e Tirana-Teuta/ Laver Alla u mohon penallti bardhebluve, Xhixha e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës në fushë ishte Laver Alla. Anësorët ishin në rregull me vendimet e tyre, ndërsa Alla ka gabuar në gjykim.

VR 1

Përtej faulleve, që sidomos në pjesën e dytë janë kontestuar nga Tirana, bardhebluve u është mohuar një penallti në fillim të lojës. As VAR-i nuk ka ndërhyrë. Kartoni i Xhixhës qe i drejtë, por lushnjari fal Bekajn.

Minuta e 15-të: Ivanoviç mban për fanelle Seferin që pavarësisht bllokimit, e kalon mbrojtësin. Serbi kur kupton që kalohet, shtyn Seferin me të dyja duart dhe sulmuesi rrëzohet në zonë. Alla vazhdon lojën. Nuk ndërhyn as VAR-i. Vendim i gabuar i Allës dhe i VAR-it që jo vetëm nuk ndërhyn, por nuk jep as penallti. Pamjet filmike tregojnë qartë.

Minuta 90+2’: Xhixha ndëshkohet me karton të kuq. Sulmuesi prek topin me dorë gjatë aksionit. Pas një ndërhyrjeje të Jazxhit, Alla jep faull për Teutën, sepse Xhixha prek sferën me dorë. Sulmuesi nxehet dhe çohet, drejtohet nga gjyqtari dhe pastaj shkelmon topin që godet në trup arbitrin. Gjyqtari Alla i tregon menjëherë të kuqin. Vendim korrekt i gjyqtarit për kartonin e kuq.

Fundi i lojës: Bekaj shkon dhe i sulet gjyqtarit për të replikuar për vendimet e tij. Ndërhyn policia dhe e ndal gardianin. Gjyqtari nuk e ndëshkon me të verdhë për këtë gjest, por vendimi i drejtë do të ishte karton i verdhë. I dyti për portierin dhe i kuqi. Gabon Alla.

Arena e Lajmit


Moviola e Tirana-Teuta/ Laver Alla u mohon penallti bardhebluve, Xhixha e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook