Një 19-vjeçare është nga larguar ditën e djeshme nga banesa e saj në Tiranë dhe nuk është kthyer më, duke vënë në panik familjen.
Ka qenë babai i saj i cili i është drejtuar policisë duke kallëzuar zhdukjen e saj e duke kërkuar ndihmë.
“Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.