Pamje nga aksidentit i rëndë në bypasin e Orikumit, kamioni i bërë “copë-copë”. Vdes shoferi dhe pasagjeri

Aksidenti Ne Vlore

Rëndohet bilanci nga aksident i rëndë i ndodhur pak çaste më parë në bypassin e Orikum-Kaninë, në Vlorë. Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri që ndodhej më të. Policia njoftoi paraprakisht se pasagjeri kishte mbetur nën inerte.

Në pamjet e rënda nga vendngjarja shihet kamioni i rrënuar dhe i bërë “copë-copë”.

Njoftimi i paraprak i policisë:Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga aksidentit i rëndë në bypasin e Orikumit, kamioni i bërë “copë-copë”. Vdes shoferi dhe pasagjeri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook