“Qoftë një finale e madhe”, pengu i Guardiolës: Duhej të kishim luajtur më shumë me kohën

Pep Guardiola ka pranuar se ka nëj peng nga eliminimi i Mançester Siti përballë Real Madrid, duke folur për mediat pas sfidës, Guardiola theksoi se ekipi i tij nuk kishte ditur të administronte duelin.

bandicam 2022-05-04 23-16-06-091

“Ishim afër. Ishim afër. Por në fund, nuk ia dolëm ta arrinim, është e thjeshtë. Në pjesën e parë, ne nuk ishim në lojë, nuk ishim të mirë mjaftueshëm. Por ne nuk vuajtëm shumë. Kur shënuam gol, ishim më mirë. Ritmi ynë, loja jonë, lojtarët ishin në kushte komode. Në 10 minuta e fundit ata nuk sulmuan pareshtur dhe ti vuan, kjo nuk ndodhi.

Por ata vendosën shumë lojtarë në zonë. Ata bënë krosime dhe shënuan dy gola. Nuk luajtëm në mënyrën më të mirë. Por kjo është normale, lojtarët e ndjejnë trysninë pasi kanë qejf t’ia dalin. Futbolli është i paparashikueshëm dhe shpesh duhet ta pranosh. Tani na duhet pak kohë të kuptojmë çfarë ndodhi, të kthehemi në shtëpi dhe kemi edhe 4 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Duhej të kishim luajtur pak me kohën, kishim mundësinë të administronim gjithçka, por ata mbërritën shpesh në limitet e zonës me Asensio, Vinicius, Rodrigo dhe Militao dhe në fund ia dolën të shënonin këto dy gola. Nuk e ndjenim veten në finale, e them këtë nga eksperienca personale, por ishim shumë pranë saj. Na shënuan dy gola, janë të aftë ta bëjnë. E thotë historia dhe tani do të përballen me Liverpulin. Qoftë një finale e madhe”, ishin fjalët e Guardiolës.

Arena e Lajmit


“Qoftë një finale e madhe”, pengu i Guardiolës: Duhej të kishim luajtur më shumë me kohën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook