“S’do e lëmë me kaq”, Vangjel Dule: Resorti në Butrint do të ndërtohet në pronat e Manastirit ortodoks të Shën Gjergjit

222222222

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin për parkun arkeologjik të Butrintit, ndërsa theksoi se resorti do të ngrihet në pronat e Manastirit ortodoks të Shën Gjergjit.

Ai bëri thirrje që të respektohen të drejtat fetare, ndërsa shtoi se kjo çështje nuk do të lihet me kaq.

“Seancë si kjo e sotme, kanë kohë të përcaktuar. Koha ndahet në mënyrë të barabartë, mes shumicës dhe pakicës. Jeni të detyruar që të respektoni raportet kohore. Kjo është logjikë e thjesht juridike dhe s’duhet të ndërlikoni zhvillimin e seancës. Parlamenti se pranon që të vendosni dhe urdhëroni ju. Jemi vendi i vetëm që i kemi shpallur luftë besimit fetar gjatë regjimit totalitar. Të gjithë presim që me vendosjen e demokracisë, po aq sa respektimi i saj, i të drejtave të pluralizmit politik, të respektohen edhe të drejtat fetare. Diskutojmë dhe bëjmë debate në komisione dhe seancën plenare, në media, për Butrintit. Kemi ngjitur me hapësirën e Butrintit dhe një pjesë që ka qenë, e pandarë e Butritit. Kohët e fundit. nga qeveria u dha leje për ngritjen e resortit te Manastiri. Ku do të ndërtohet ai resort? Në pronat e manastirit ortodoks të Shën Gjergjit. Në një kohë kur pronat e manastirit s’po kthehen i dhunojmë ato në mënyrë flagrante. Dëshiroj të theksoj dhe të paralajmëroj se janë çështje që nuk kemi ndërmend t’i lëmë në vend, por dhe instancat ndërkombëtare. Qeveria është sot për sot, parlamenti për jetë e për mot.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“S’do e lëmë me kaq”, Vangjel Dule: Resorti në Butrint do të ndërtohet në pronat e Manastirit ortodoks të Shën Gjergjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook