Shpejtësia e madhe rezultoi fatale, detaje nga aksidenti në Divjakë, makina përplaset me bordurat anësore e përfundon në kanal (VIDEO+EMRI)

Aksidenti43

Pamjet që shihni vijnë nga fshati Fierseman i Divjakës, aty ku pak më parë ndërroi jetën si pasojë e një aksidenti 31-vjeçari Dijon Dervishi.

Gazetari Juli Kasapi, i cili ka siguruar dhe pamjet nga vendngjarja për “BalkanWeb”, thotë se i riu ka humbur kontrollin e mjetit, e si pasojë ka dalë nga rruga e është përplasur me bordurat anësore.

Më pas, makina, si pasojë e shpejtësisë së tepër që ndodhej, ka rënë në kanalin që ishte vendosur përgjatë rrugës.

Përplasja e fortë dhe rënia në kanal më pas e mjetit ka rezultuar fatale për 31-vjeçarin Dervishi i cili s’ka mundur të mbijetonte. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Arena e Lajmit

Shpejtësia e madhe rezultoi fatale, detaje nga aksidenti në Divjakë, makina përplaset me bordurat anësore e përfundon në kanal (VIDEO+EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook