Marçelo Lipi, ish-trajner i Juventusit dhe i kombëtares italiane, ka analizuar Serinë A në kuadër të tri javëve të mbetura. 74- vjeçari vlerëson garën e titullit, por ka rezervat e tij për disa aspekte të cilat i ka komentuar në intervistën e dhënë për “Corriere dello Sport”.
Si ju duket Seria A?
Ka qenë një kampionat i ethshëm dhe vazhdon të jetë i tillë. Më ka tërhequr shumë. Isha i bindur se Interi do të fitonte përsëri, por aktualisht janë kuqezinjtë që kanë më tepër shanse për triumfin final.
Cili do të shpallet kampion, sipas jush?
Interi më dukej më i vendosur, më cinik, i organizuar dhe besoja se do të fitonte. Aq më tepër me ata katër sulmues që nuk i ka asnjë rival tjetër e duke pasur një ndeshje për të luajtur. Avantazhi tani është i Milanit që ka nga ana e tij edhe ndeshjet direkte. Për mua kampionatin e fitojnë kuqezinjtë.
Do të ishte ky vlerësimi i punës së Piolit?
Sido që të shkojë, puna e tij është e shkëlqyer. Më pëlqen shumë sepse është nga ata që e arrijnë atë që duan nëpërmjet rezultatit duke i dhënë qetësi skuadrës. Milani ka një organizim të mirë e mund të them se Pioli më ngjason.
A mund të thuhet se Inzagi ka shpërdoruar disa raste?
Nuk jam dakord me kritikat, sidomos kur thonë se ekipi i tij luan futboll të prapambetur. Inzagi i ka menaxhuar mirë cilësitë e skuadrës dhe nëse duhet gjetur një gabim, mund të thuhet se ishte ai në Bolonjë pavarësisht se kuqeblutë kanë ndalur të gjitha ekipet e mëdha.
Milani vitin tjetër do të jetënjë kandidat serioz falë arabëve?
Duhet parë se çfarë merkatojedo të bëjnë, por ecuria e këtijsezoni i kandidon si favoritë. “Investcorp”-it nuk i mungojnë burimet dhe nuk duhen parë medyshim. Nga ana tjetër, mendojse familje si Berluskoni apo Morati bëjnë mirë që nuk tentojnët’i konkurrojnë. Në Itali kanëmbetur Anjelët e nuk është rastësi që unë, Trapatoni, Konte apo Alegri kemi fituar me ta.
Përse italianet kanë kaq shumë vështirësi në Europë?
Nuk besoj se është vetëm çështje cilësie. Ndeshjet në Europënuk fitohen vetëm me presinge duket vrapuar. E vërteta është që në ekipet italiane nuk kakampionë të mëdhenj. Liverpuli, Siti, Bajerni dhe Reali iMadridit i shkojnë Championsit deri në fazat e fundit sepsejanë më të forta në të gjithaaspektet.
Cilët janë ata që meritojnëçmimin “Oskar” në Serinë A?
Për trajnerët do t’ia jepja Igor Tudorit që me Veronën po bën vërtetnjë punë cilësore. Tonalit do t’iajepja si lojtar. Më duket një kombinim mes Gatuzos dhe Pirlos, por më shumë ngjason me De Rosin.
Arena e Lajmit
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)