U kualifikuan për në finalen e Champions-it, Kasemiro: Eliminuam një rival të çmendur

Kasemiro ka qenë një nga lojtarët që ka vuajtur jo pak përballë Mançester Sitit. Madje, ka rrezikuar të ndëshkohet me kartonë, por gjyqtari Orsato e ka falur. Pas takimit dhe një tjetër mbrëmjeje historike, braziliani ka folur për mikrofonat e televizionit “Movistar”.

KASEMIRO

“Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë ndjesi pas këtij suksesi. Kemi treguar edhe një herë se çfarë klubi jemi, çfarë skuadre jemi, nuk dorëzohemi kurrë. Kemi eliminuar një klub të madh, një skuadër që luan një futboll të çmendur.

Liverpuli? Nuk kam shumë fjalë, të gjithë e dimë se çfarë rivali do të kemi përballë. Do të jetë një finale madhështore”, ka thënë Kasemiro.

Arena e Lajmit


U kualifikuan për në finalen e Champions-it, Kasemiro: Eliminuam një rival të çmendur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook