Gazetarja e famshme sportive, Dileta Leota dhe futbollisti i Salernitanës, Frank Riberi janë bërë personazhe të një videoje virale në rrjet.
Bukuroshja italiane në një takim me yllin francez ka menduar ti bëjë atij një surprizë duke i dhuruar kapelën që kishte veshur, si një shenjë vlerësimi ndaj tij, me episodin që u shpërnda nga fansat gjerësisht brenda pak minutash.
Riberi nga ana e tij e pranoi me kënaqësi dhuratën, duke falënderuar Diletën dhe duke theksuar se do ta mbante veshur kur të shkonte për të peshkuar.