VIDEO E RE/ Dribloi Militaon dhe stjuardët, si u shpëtoi tifozi me flamurin shqiptar forcave të sigurisë në Madrid

Një tifoz ka hyrë në fushën e lojës në shtesën e ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu” duke shpalosur më pas flamurin kuqezi aty. Tifozi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, shihet në këtë video të re se si ia doli që të hyrë në fushën e lojës në një eveniment ku siguria është maksimale.

Shqiptari6

Ai veproi me shpejtësi për të nxjerrë flamurin që kishte fshehur poshtë bluzës teksa “dribloi” Militaon i cili u mundua ta ndalte. Tentativa e forcave të sigurisë ishte e kotë, pasi ata nuk arritën ta kapnin, me një prej tyre që rrëshqiti mes brohoritjeve të tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Më pas, ai iu drejtua Benzema dhe shkoi të përqafonte francezin. Vetëm në atë moment u arrit nga forcat e sigurisë të cilat e neutralizuan dhe e shoqëruan jashtë stadiumit.

Arena e Lajmit


VIDEO E RE/ Dribloi Militaon dhe stjuardët, si u shpëtoi tifozi me flamurin shqiptar forcave të sigurisë në Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook