Aksidenti në Lezhë/ Humb jetën një nga drejtuesit e automjeteve që mbeti i plagosur, në gjendje të rëndë pasagjerja

Lezhe

Ka humbur jetën drejtuesi i një prej automjeteve që u aksidentuan në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka tha për BalkanWeb se ka ndërruar jetë 66-vjeçari Ndoc Nikolli.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi këtë të hënë në fshatin Rrilë të Lezhës, ku u përplasën dy automjete dhe për pasojë mbetën të lënduar tre persona, mes tyre 66-vjeçari Ndoc Nikolli që humbi jetën.

Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjese të trupit dhe nuk mundi te mbijetojë. Në gjendje të rëndë ndodhet dhe pasagjerja, 62-vjeçarja V.N.

Arena e Lajmit

Aksidenti në Lezhë/ Humb jetën një nga drejtuesit e automjeteve që mbeti i plagosur, në gjendje të rëndë pasagjerja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook