Tirana shkon pa tre titullarë në derbin e fazës së katërt, që mund ta shpallë edhe matematikisht kampione.
Në ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 18:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku si pritës është Partizani, trajneri Shehi nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Filip Najdovski, si dhe sulmuesit Redon Xhixha e Dejvid de Silva.
Ky i fundit është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë, ndërsa Najdovski dhe Xhixha e pësojnë prej kartonëve që morën në takimin e djeshëm ndaj Teutës.
Mbrojtësi u ndëshkua me të verdhë dhe plotësoi numrin katër të tyre, ndërsa sulmuesi mori direkt të kuq pas gjestit antisportiv që bëri. Tashmë Shehi duhet të ribëjë sulmin, pasi aty është vetëm Seferi.
Arena e Lajmit