Pas zjarrit në një ashensor në Vlorë, një incident i ngjashëm është regjistruar sot në një pallat në Tiranë. Mësohet se në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.
“Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.