Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg festoi 10 vjetorin e martesës së tij me Priscilla Chan duke risjellë një pjesë nga dasma e tyre e zhvilluar në vitin 2012.
Imazhi i shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, shfaq çiftin e dashuruar të kapur për dore dhe duke buzëqeshur teksa shikojnë drejt njëri-tjetrit.
“Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Për më shumë aventura”, shkruan Zuckerberg kraha fotos.
Më tej 38-vjeçari postoi në seksionin e komenteve, të njëjtin imazh nga albumi i tij i dasmës së vitit 2012.
“Dhe, e njëjta foto nga dasma jonë 10 vjet më parë”- shkroi ai.
Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u njohën në Universitetin e Harvardit dhe filluan të takoheshin në vitin 2003. Ata u martuan në një ceremoni surprizë në maj të 2012.
Postimi në Facebook për festimin e 10-vjetorit të martesës së çiftit u bë menjëherë viral, ku komentuesit i dërguan urimet më të mira çiftit.