Konfrontimi i dytë mes ish-kandidatit për kryetar të PS-së në Durrës Ardit Kërtusha dhe autorit të plagosjes së tij, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 13:00 në një lokal në zonën e Currilave. Mësohet se Kërtusha dhe autori i plagosjes kanë pasur probleme pronash dhe janë përplasur fizikisht edhe para 3 javësh.
Teksa sot kur janë takuar ka nisur sërish debati. Sipas burimeve, autori është identifikuar nga policia, por emri nuk bëhet i ditur ende, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
31-vjeçari Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar i PS Durrës disa vite më parë.
Në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, Kërtusha iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.