Analisti Andi Bushati i ka konsideruar tallje me shqiptarët deklaratat e Ramës për presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha nga asambleja e PS ku i ka kërkuar SPAK-ut marrjen si të pandehur të tyre dhe prokurorëve që tashmë janë nxjerrë jashtë sistemit nga vettingu.
I ftuar në “Open”, ai tha se Rama është bashkë me Metën në çdo mëkat ndërkohë që ka shpërthyer në kritika ndaj SPAK duke i konsideruar lapanjosë dhe militantë prokurorët e tij.
Ndërkohë në debat jane përfshirë edhe analistët Neritan Sejamini dhe Dritan Hila ku ky i fundit e ka quajtur zhurmues atë pasi ai iu drejtua se nuk thotë dot që Rama duhet të hetohet.
E ka seriozisht Rama Berisha dhe Meta në burg?
Bushati:E zëmë se Edi Rama u bë burrë i ndershëm dhe po i kërkon SPAK të hetojë atë që mezi presin, Ilir Metën.
Hila:Këta të sotmit janë 3 veta në burg.
Sejamini:Ti e konsideron drejtësinë si koncept arkeologjik, e ardhmja e shkuara. si të si ty’sta mban për Ramën që të hetohet.
Hila:Po bën zhrumuesin. Qeveria e Ramës është e vetmja që ka persona në burg.
Bushati:Ti je zgjedh 2 herë kryetar bashkie, e more në koalicion. Këtë e bëre edhe President në 2017. Të dalë njeriu në çdo mëkat me Metën “do shkojë në burg” kuptohet çfarë tallje me miletin është kjo. SPAK-ut i është bërë balta mullar. Nuk ka shqiptar sot që ata janë ca lapanjosë vegla të pushtetit. Kë pushtet po godasin këta? Që e dinte Edi Rama 6 muaj se do hynte në burg, i morën leje. Kë SPAK të marrim seriozisht? Ky është SPAK që edhe kur do të bëjë ndonjë veprim shkon i merr leje pushtetit.
Hyseni: Të katër jemi dakord që SPAK nuk po funksionon me të gjithë kapacitetin.
Bushati:Kam qenë vetë në zyrat e SPAK që dridheshin edhe flamujt në tavolinë kur përmendej emri i Ramës. Po prokurorët e SPAK janë lëtyrë mo, militantë partie njëri i taulant Ballës e njëri i Lalit.
Hyseni:SPAK është krijuar që nëse ka fakte të fusë në burg ministra, kryetar parlamenti dhe jo të mos hetojë.
Bushati:Kanë çuar lëtyrat e partisë. Nuk do hetojnë as Berishën.
Arena e Lajmit