Sulm i gjithi argjentinas, Interi ëndërron dyshen… Lautaro-Dibala (FORMACIONI)

Nuk kanë qenë të pakta herët kur e vetmja gjë që i ka munguar Interit ka qenë një prekje prej gjeniu, që t’i japë paparashikueshmërinë dhe befasinë për kundërshtarët, për të zhbllokuar ato ndeshje ku as inkursionet e Barelës dhe as goditjet e Lautaros nuk kanë qenë zgjidhje.

DIBALA LAUTARO

Por për të mbështetur forcën e “Demit”, do të jetë pikërisht Paulo Dibala që duket se është ideali për skemat e Inzagit. Skuadrat e trajnerit si dyshe sulmi kanë pasur gjithmonë një numër 9 tradicional, me një numër 10 në mbështetje të tij, me këtë të fundit që është përshkrimi i duhur për Dibalën.

Argjentinasi di të gjejë me sy mbyllur pykën e skuadrës, por mbi të gjitha e majta e tij mund ta dërgojë topin në kënde që askush tek Interi nuk mundet ta bëjë.

Me Lautaron si pikë fikse, “La Joya” mund të ketë lirinë e nevojshme për të marrë në kontroll të gjitha aksionet e skuadrës. Momentalisht, ëndrra është një sulm i gjithi argjentinas, por kur qëndrimi i Lautaros nuk është i sigurt, skenarët mund të jenë nga më të ndryshmit.

Dibala plus Xheko do të ishte dyshja në kushtet aktuale, por një rikthim i mundshëm i Lukakut nuk përjashtohet.

E sigurt është se 28-vjeçari do të ketë nevojë për një qendërsulmues tipik krah tij dhe kur Sançezi po bën valixhet e Korrea nuk është i tillë, Marota duhet të ndërhyjë në merkato, gjithmonë duke kursyer dhe gjithmonë nëse Lautaro largohet.

INT

Arena e Lajmit


Sulm i gjithi argjentinas, Interi ëndërron dyshen… Lautaro-Dibala (FORMACIONI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook