Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për personat që kanë humbur jetën në burgjet në vend.
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se Shqipëria është shndërruar si birucat e dikurshme të sigurimit të shtetit.
Berisha dënoi ngjarjet e përsëritura, duke theksuar se në vend liritë dhe të drejtat janë nëpërkëmbur.
“Të dashur qytetarë dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë shpreh mirënjohjen për solidaritetin që BE dhe vendet anëtare i kanë dhënë në këto dekada Shqipërisë. Sot integrimi i Shqipërisë është shndërruar në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga ne për shkak të shndërrimit të Shqipërisë në kanabistan dhe vendin ku dhunohen lirinë dhe të drejta themelore, ku drejtësia është në kontroll dhe mediat janë në një censurë. Po ashtu ku edhe liritë nëpërkëmbën çdo ditë . Unë dënoj me forcë vdekjet në qelitë e zeza të komisariateve dhe burgjeve në Shqipëri që janë shndërruar në birucat e dikurshme të sigurimit të shtetit. Në një hark kohor 5 javor në Kamëz dhe Kavajë humbin jetën, vriten apo vetëvritet dy të rinj në qeli. Ju ftoj të nderuar deputetë të nderojmë me një minutë heshtje të gjithë ata që vdiqën në qelitë e narko-regjimit shqiptar”, tha Berisha.
Arena e Lajmit