Skenaristi fitues i Oscarit, Taika Waititi dhe e dashura e tij, trajnerja e The Voice Australia, Rita Ora, u shfaqën me veshje të kombinuara teksa morën pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach.
Rita Ora u shfaq e veshur me një kostum; pantallona të zeza të gjera, dhe bluzë me stampa ngjyrë të bardhë, të zgjedhur nga dyshja e stilit Rob Zangardi + Mariel Haenn.
Stilistja e flokëve të saj Sami Knight kihste zgjedhur diçka të thjeshtë për këngëtaren ndërsa artisti i grimit Anthony H. Nguyen u sigurua që fytyra e saj të ishte plotësisht e konturuar.
Ndërsa i dashuri i saj, Waititi kishte veshur një këmishë të kuqe Dior të hapur, nën një kostum gri për meshkuj Dior SS/23 me atlete Dior të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang.
Çifti, të cilët fillimisht u takuan në shkurt 2018 , pozuan fillimisht në tapetin blu të festimeve të modës. Ora dhe Waititi më pas zunë vendin e tyre, në rreshtin e parë, përkrah pesë herë fitueses së Grammy-t, Christina ‘Xtina’ Aguilera dhe katër herë fituesit të Emmy-t, Daniel Levy.