Një aksident është regjistruar Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues A. T., ka aksidentuar biçiklistin H. B., 72 vjeç.
Si pasojë 72-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.
Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit