Blerësit e Milanit kanë një ëndërr të madhe në merkato, gati oferta për yllin e sulmit të Atletikos

Milani është shumë afër shitjes te fondi miliarderë i investimeve “Investicorp”. Pronarët e rinj të kuqezinjve mendohet të kenë një plan për të investuar shuma të mëdhaja që në merkaton e verës, ku ëndrra e tyre e madhe për sulmin është sulmuesi i Atletiko Madrid, Zhoao Feliks.

zhoao feliks

22-vjeçari u ble për 126 milionë euro nga Benfika në vitin 2019, por mungesa e qëndrueshmërisë në formën e tij ka bërë që Simeone mos ta konsiderojë më si të paprekshëm.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Milani do të ishte i gatshëm t’i ofronte portugezit një kontratë 5-vjeccare me një pagë më të lartë nga ajo që merr aktualisht te Atletiko.

Problemi i vetëm i kuqezinjve do të ishte gjetja e dakortësisë për shumën e transferimit me “Los Colchoneros” që nuk do të pranonin asnjë ofertë poshtë 100 milionë eurove.

Arena e Lajmit


Blerësit e Milanit kanë një ëndërr të madhe në merkato, gati oferta për yllin e sulmit të Atletikos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook