Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker/ Beyonce pjesë e ceremonisë, këngëtarja mbërrin në Itali

Ndërkohë që dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Portofino po afron, ylli i muzikës Beyoncé duket se do të jetë pjesë e ceremonisë së çiftit pasi ka mbërritur në qytet të shtunën pasdite në Itali.

Këngëtarja e hitit “Lemonade”  ka rezervuar dhomën e saj në një hotel në të njëjtin fshat italian me dasmën e Kardashian dhe Barker, raporton ‘Hello!’ . Hoteli thuhet se është i njëjti që do të qëndrojnë dhe disa të ftuar të tjerë të dasmës gjatë fundjavës festive.

Kourtney thuhet se ishte e ftuar në festën e Beyonces dhe bashkëshortit të saj Jay Z për Oscar 2022 këtë vit.

Motra më e madhe Kardashian ka shpërndarë edhe foto të saj në rrjetet sociale në koncertet e këngëtares “Single Ladies” ndër vite.

Mbretëresha e popit është vetëm një nga disa yje që pritet të dëshmojë lidhjen e martesës së çiftit për herë të dytë, pasi ata u martuan zyrtarisht të dielën e kaluar në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni.

Pjesa më e madhe e familjes së Kourtney mbërriti në Portofino të premten mbrëma, të veshur me Dolce & Gabbana, teksa kishin darkuar në Ristorante Puny.

Pasditen e së shtunës, të afërmit u mblodhën edhe një herë për një drekë para dasmës, me motrën Khloé që ndau një foto nga tavolina e mrekullueshme e ambientit në Instagram.

Dasma thuhet se do të mbahet në Castello Broën, të cilin ata e kanë marrë tërësisht për mbrëmjen ekstravagante.

Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker/ Beyonce pjesë e ceremonisë, këngëtarja mbërrin në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook