Fshehja e pasurisë nga Bashkim Dedja, Rama: Po pse me këtë dhe me pak peshk në një arkë e fillon SPAK?

Ramaaaa

Kryeministri Edi Rama tha sot se asnjë prokuror e gjyqtar i dalë tashmë nga sistemi i drejtësisë për shkak të vettingut nuk gjendet pas hekurave.

Sipas tij, vetëm një ditë më parë, pas deklaratave të tij të javës së fundit, u ëua për gjykim dosja e një ish gjyqtari që ka akuzohet se ka fshehur 60 m2 apartament.

Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama iu referua vendimi të Gjykatë së Posaëme për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Këtu është e patolerueshme që s’ka asnjë prokuror e gjykatës të korruptuar që është prapa hekurave. Parashkrimi vlen për fshehje pasurie, por jo për korrupsionin. Në këtë moment kjo që nuk ëhstë bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, duhet të bëhet nga prokuroria e jashtëzakonshme. Kujt duhet ti themi ne? Apo të presim? Vettingu nuk është vetëm pushim nga puna. U ngrit një popull i tërë, por nuk u ngritën për të pushuar nga puna disa zullumqarë. Sistemi i drejtësisë i pastruar fillon dhe i thërret këta që i hoqi vetting. SPAK po mbush 3 vjet, ka thirrur ndonjë nga këta? Atë për 60 metra katrorë, po pse doli dje ai? Pse fillon gjithmonë me pak metra katrorë, pak peshq në një arkë? Pse? Si fillohet kjo? Kjo nuk është ndërhyrje në punët e drejtësisë, kjo është bindja ime dhe ne duhet ta ndajmë me publikun”, tha Rama.

Sipas tij “Sa herë që SPAK të veprojë do them “bravo SPAK”. Nuk duhet tepruar kjo që po ndodh, që gjithë kjo pjesë ndjehet si me drejtësinë e vjetër. Njësoj. Thjesht nuk shkojnë më në gjykata e prikurori që të rrjepin njerëzit, por po investojnë paratë e tyre”.

Fshehja e pasurisë nga Bashkim Dedja, Rama: Po pse me këtë dhe me pak peshk në një arkë e fillon SPAK?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook