Nga objektivat personalë te vazhdimi me Milanin, Ibra rrëfehet në Amerikë: Fitoj titullin dhe…

Njëzetepesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it (4). Për të plotësuar tablonë edhe tetë gola të gjithë të shënuar në Serinë A. Gjatë këtij 2022-shi ka shënuar vetëm një herë dhe Milani ka më shumë nevojë se kurrë për kontributin e tij. Zlatan Ibrahimoviç është gati. Të paktën kështu duket nga intervista e dhënë për rrjetin amerikan “ESPN”.

Pioli Ibra

Si do ta gjykonit momentin që po kalon Milani?

Skuadra ka punuar mirë dhe po bëjmë sakrifica të mëdha për të arritur objektivat tanë. Nuk duhet harruar që grupi ka një moshë të re, por që po rritet duke pasur edhe përvoja niveli. Aktualisht jemi në krye të kampionatit dhe duhet të ruajmë përqendrimin në pozitën tonë duke u munduar për të bërë maksimumin.

Besoni te titulli kampion?

Renditja thotë se duhet të besojmë, megjithatë brenda një jave mund të ndryshojnë shumë gjëra, sidomos në futboll. Mungojnë edhe tri javë deri në fund të sezonit dhe kemi fatin në dorën tonë. Skuadra ka shumë dëshirë për objektiva të mëdhenj.

Cili ka qenë roli juaj te Milani?

Përvoja ime në shërbim të ekipit. Mendoj se me kalimin e kohës mëson gjëra nga shokët dhe kolegët me të cilët punon. Ndër vite kam mësuar shumë, ndërsa të tjerëve u kam dhënë pak sepse isha i ri dhe doja gjithmonë të tregoja se isha më i miri. Te Milani kjo situatë ka ndryshuar dhe jam unë në shërbim të shokëve. Në skuadër ka shumë djem të ri dhe mundohem t’i ndihmoj brenda dhe jashtë fushe.

Po, por kur vjen puna te konkurrenca i trajtoni të gjithë njëlloj…

Sepse ashtu duhet të jetë. Unë dua të luaj gjithmonë dhe adrenalina që kam në fushë është e papërshkrueshme. Kur nuk luaj dot atëherë përpiqem t’ua lehtësoj punën shokëve. Nuk duhet harruar se skuadra është mbi gjithçka. Vërtetë vuaj shumë kur s’jap dot kontributin tim.

Çfarë planesh keni për të ardhmen?

Jam shumë pranë finishit dhe kam frikë. Çfarë do të bëj nëse ndalem. Cili do të jetë kapitulli i ri. Për fat të mirë kam shumë mundësi pune, por nuk di nëse do të gjej diçka ku të kem të njëjtën adrenalinë që më jep fusha. Po mundohem ta shtyj finishin duke luajtur e duke shënuar gola.

Kush ju pengon atëherë?

Për të luajtur siç di më duhet të jem mirë fizikisht. Vetëm ashtu mund të argëtohem e njëkohësisht të jap kontributin tim. Me vuajtje dhe dhimbje nuk shtyhet, ndaj duhet të jesh realist e t’i thuash vetes se ka ardhur fundit. Kështu mund të nis një kapitull të ri, por deri tani nuk kam të tilla ide në kokë sepse nëse do të mendoja për tërheqje nuk do ta ndihmoja dot ekipin.

Çfarë mendoni se do t’ju mungonte më së shumti?

Futbollistët janë si ushtarë dhe ndjekin çdo ditë një program. Unë kam 25 vjet me atë program dhe mendoj se do të më mungonte shumë. Siç thashë, jam afër fundit, por jo në fund.

Keni menduar ndonjëherë të riktheheni në SHBA?

Jetës nuk i dihet kurrë. Mund të kthehem për t’u treguar amerikanëve se çfarë është futbolli i vërtetë. Kur të kthehem mund edhe të kem një klub timin privat.

Përse ky paragjykim për MLS-në (Liga amerikane e futbollit)?

I jam mirënjohës MLS-së sepse më dha mundësinë të ndihesha gjallë, por ja që isha më i gjallë sesa duhej. Isha shumë më i aftë sesa duhej për në kampionat, ndaj u ktheva në Europë. Mos ma merrni për ego kur them se jam më i miri që ka luajtur ndonjëherë në Amerikë.

A kishit adrenalinë kur ishit atje?

Mund të them se jam argëtuar dhe më pëlqente mënyra e tyre e marketingut. Ishte vendi i duhur për të punuar pas një dëmtimi si ai që pësova. Jam krenar që luajta atje sepse ankoheshin për stadiume boshe të cilat nuk i pashë kurrë të tilla që kur shkova të luaja atje.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Nga objektivat personalë te vazhdimi me Milanin, Ibra rrëfehet në Amerikë: Fitoj titullin dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook