“Për ne është si Reali e Liverpuli në Champions”, Murinjo flet për finalen në Tiranë: U mallëngjeva, edhe Ançeloti është i lumtur për mua

Zhoze Murinjo nuk i ka përmbajtur emocionet pasi ka parë të shpërthejë festa në stadiumin “Olimpiko” për kthimin e Romës në një finale ndërkombëtare pas 3 dekadash. Tekniku portugez ka pranuar se arritja e finales së Ligës së Konferencës e ka mallëngjyer atë dhe ka treguar se çfarë nënkupton për të dhe një klub si Roma.

murinjo

“Jam i lodhur dhe dua të shkoj sa më shpejt të jetë e mundur në shtëpi. Ka nivele të ndryshme pritshmërie, përgjegjësie dhe shprese. Historia e Romës është një histori vuajtjesh, nuk fiton shumë dhe numri i finaleve nuk respekton dimensionin e jashtëzakonshëm social të këtij klubi. Kjo për ne ka shumë kuptim, për ne është e njëjta gjë si për Realin e Liverpulin të luajnë në finalen e Ligës së Kampioneve. Ky është kompeticioni ynë, që nga 1 qershori e kam këtë ndjesi. Jemi një familje dhe nuk kemi bërë një sezon të frikshëm, por po bëjmë sezonin që mund të bëjmë. Kemi bërë 14 ndeshje të Ligës së Konferencës të enjten dhe shumë pikë të humbura në të dielat pasardhëse. Por është një fitore e familjes. Leisteri është një skuadër e madhe dhe Rui Patricio nuk ka punuar shumë në këto dy ndeshje. Kjo tregon se sa shumë dimë të rrimë bashkë, duke u kthyer mbrapa kur nevojitej, duke luajtur në hapësira. Kjo është një skuadër shumë inteligjente, mundem vetëm të falënderoj lojtarët e mi për këtë lumturi.

Thuajse i mallëngjyer? Jo thuajse, isha i mallëngjyer. Një skuadër që fiton gjithmonë është gjithmonë e lumtur kur e bën një gjë të tillë, por për një skuadër që nuk fiton kurrë apo nuk arrin kurrë në finale, është diçka e pabesueshme. Siç kam thënë pak kohë më parë, jam në një moment të karrierës ku nuk i bëj gjërat për veten. Nuk e ndjej si një finale më shumë, e bëj për lojtarët e mi, për pronarët që janë në futboll prej një kohe të shkurtër, për gëzimin e njerëzve romanistë. Jam i emocionuar jo për mua, por për emocionin e të tjerëve.

Reali dhe Roma në finale? Janë dy në një, është një klub që kam për zemër. Unë jam i bardhë në Spanjë, Reali është klubi më i madh në botë dhe klub që është në zemrën time. Jam mik i Ançelotit. Jam i lumtur për të dhe ai është i lumtur për mikun e tij Zhoze. Ai ka finalen e tij, unë kam timen. Të shohim nëse këta dy trajnerë të rinj mund të fitojnë diçka”, tha Murinjo.

Arena e Lajmit

 


“Për ne është si Reali e Liverpuli në Champions”, Murinjo flet për finalen në Tiranë: U mallëngjeva, edhe Ançeloti është i lumtur për mua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook