Presidenti i ri/ “E katandisën në proces familjar”, Berisha: Këta janë 2 deputetët që do negociojnë me opozitarët

Berisha

Në përfundim të mbledhjes së ‘Rithemelimit’, ish kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se Boçi dhe Bylykbashi kanë mandatin të negociojnë me opozitarët në emër të PD për presidentin.

Gjithashtu Berisha tha se Enkelejd Alibeaj po funksionin si ministër virtual i Edi Ramës.

Pyetje: A keni një emër për president për të propozuar?

Berisha: Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar , kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh president jopolitike kjo është asburditet. Posti i presidentit është politik,. Pra çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar dhe i stisur dhe non sens. Rama nuk synon gjë tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do ai . Ju e keni vënë re se si në procesin më serioz për një vend, u katandis në një proces familjar. E hidhur është se po trajtohet si çështje familjare.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri/ “E katandisën në proces familjar”, Berisha: Këta janë 2 deputetët që do negociojnë me opozitarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook