Revolucionarja Marion Cotillard sfidon kodin e veshjes në Kanë dhe vesh pantallona të shkurtra

Vijon edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Kanë, një nga ngjarjet më të pritura të vitit në botën e kinemasë, i cili edhe këtë sezon mbahet me frekuentim 100%.

Mbrëmjen 20 majit, u mbajt premiera e filmit Frère et Sœur dhe protagonistja e tij Marion Cotillard nuk mund të mungonte në tapetin e kuq. Gjithmonë një ikonë e bukurisë dhe stilit, këtë herë ajo arriti të binte në sy falë shpirtit të saj revolucionar. Për paraqitjen në tapetin e kuq të Croisette ajo përmbysi të gjitha llojet e rregullave të kodit të veshjes duke parakaluar me pantallona të shkurtra.

Pse Marion Cotillard në Kanë është jokonvencionale?

Marion Cotillard ka arritur të rrëzojë çdo rregull përsa i përket kodit të veshjes, duke mos pasur frikë të guxojë apo të tregojë shpirtin e saj antikonvencional. Ajo nxori në pah këmbët e saj por kjo nuk do të thoshte se ishte “skandaloze”, përkundrazi tregoi se mund të jesh elegante dhe joshëse edhe pa fustane luksoze apo me funde deri tek kyçi i këmbës.

Me veshjen e saj të shkurtër ajo është kthyer në një ikonë revolucionare të modës dhe me siguri që nga ky moment do të ketë shumë të famshme që do të ndjekin shembullin e saj./ Revista PSIKOLOGJIA

 

 

Revolucionarja Marion Cotillard sfidon kodin e veshjes në Kanë dhe vesh pantallona të shkurtra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook