“Sa të jem unë, jo njëherë!”, kritikat për SPAK, Rama mesazh të prerë: Vetëm i kemi inkurajuar veprimet e drejtësisë, por…

Ramaaa

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një konferencë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me kritikat e adresuara ndaj SPAK në Asamblenë e PS, tha se mendimin dhe qëndrimin e tij ndaj punëve të drejtësisë nuk ia heq dot askush.

Rama tha se ai vetë dhe PS vetëm kanë inkurajuar veprimet e SPAK, ndërsa kujtoi se arrestimet që janë bërë në oborrin e partisë në qeveri, nuk kanë ndodhur kurrë më parë në asnjë qeveri.

Rama përçoi edhe një mesazh, duke thënë se PS dhe ai nuk i kanë bërë dhe nuk do t’i bëjnë kurrë presion drejtësisë.

“Sa të jem unë, jo njëhere!”, tha ai.

“Të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush.

Kujtoj këtu se i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK, pa asnjë ekuivok apo koment tjetër veç inkurajimit të veprimtarisë hetimore, kujtoj se e kemi bërë të qartë që në fillim dhe e kemi treguar me qëndrimin tonë, se për ne nuk ka të paprekshëm dhe çdokush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur.

Kujtoj po ashtu, me shumë rëndësi kjo, se nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryebashkiakë apo ish-drejtorë të përgjithshëm të cilët një pjesë nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekura, një pjesë mbetet që fajësinë e tyre ta provojë në Gjykata, një fakt shumë kokëfortë dhe historik është se askush nga ne, por po flas personalisht, nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reformë për të thënë një gjë dhe për të bërë një gjë tjetër, as për ta përdorur politikisht, as për të sulmuar politikanët kundërshtarë, siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet as në këto 5 vite s’do kishte ndodhur, dhe gjithë kjo që ka ndodhur e tregon.

Siç nuk doli në 500 vjet nuk dilte as në 5 vite e fundtit që një prokuror të dënonte  figura të larta politike në oborrin e partisë në pushtet, ndaj që të jemi shumë të qartë garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne, liderishipi i kësaj partie, dhe askush tjetër, asnjë tjetër, dhe kjo është çështje zgjedhje dhe jo imponimi nga dikush, ShBA apo Europa, as detyrimi nga ShBA apo Europës, kjo është çështje zgjedhje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë, të gjithë shqiptarëve, duke i hyrë detit në këmbë atëherë kur askush nuk e besonte se do t’ia dilnim ta kalonim reformën.

Dhe ja ku jemi sot! Ndaj ta kenë të qartë të gjithë shqiptarë e ndërkombëtarë, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, i vetmi, që as nuk i ika bërë as nuk i bën dhe as nuk do ti bëjë sa të jem unë këtë jo njëherë, ndonjë presion drejtësisë”, tha Rama.

“Sa të jem unë, jo njëherë!”, kritikat për SPAK, Rama mesazh të prerë: Vetëm i kemi inkurajuar veprimet e drejtësisë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook