Një moment emocionues u regjistrua në minutën e 53-të të sfidës Roma-Lestër të zhvilluar në “Olimpiko”. Teksa regjia qendrore fokusoi në ekranin e stadiumit, trajnerin italian, Klaudio Ranieri, nisën ovacionet e përgjithshme të afro 70 mijë tifozëve.
Duartrokitje dhe brohoritje nga tifozët e Romës por edhe nga 3500 tifozët angleze të pranishëm në sektorin e miqve. Një ovacion i pabesueshëm që sigurisht nuk e la indiferent Ranierin. Fillimisht ai u ngrit për të përshëndetur, pastaj mezi i mbajti lotët. I prekur nga ky veprim, trajneri italian vështirë se do ta harrojë këtë mbrëmje.
What a lovely moment in Rome. 👏
A rapturous applause from both sets of fans for Claudio Ranieri.
Born in Rome. Adored in Leicester.#ROMLEI | #UECL pic.twitter.com/9TCgUBIFKj
— Virgin Media Sport (@VMSportIE) May 5, 2022
Me klubin anglez Ranieri fitoi Premier Ligën, ndërsa me Romën jetoi vite intensive fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner.
Arena e Lajmit