“Askush nuk e priste që të shkonim në Tiranë”, flet trajneri i Fejnordit: Ndeshja me Romën një poster i bukur për finalen

Fejnordi arriti një rezultat historik me suksesin ndaj Marsejës që i lejojë kësaj skuadra arritjen në finalen e madhe të Tiranës.

4322

Në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot nuk e fsheu gëzimin për këtë arritje, teksa theksoi se askush nuk besonte te skuadra e tij në fillim dhe se finalja me Romën do të jetë një poster i bukur për ndeshjen e Tiranës.

“Duket e pabesueshme, askush nuk besonte te ne në fillim, por ja dolëm të shkonim në Tiranë.

Është një hap i madh për këtë skuadër, shpërblehet puna e grupit.

Ndonjëherë të duhet edhe pak fat për t’ia dalë.

Fejnord-Roma do të jetë një poster i bukur për finalen.”, u shpreh Slot.

Arena e Lajmit


“Askush nuk e priste që të shkonim në Tiranë”, flet trajneri i Fejnordit: Ndeshja me Romën një poster i bukur për finalen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook