Broja me sytë nga Çelsi, Sauthempton mendon për të ardhmen e bomberit shqiptar në klub

Javë të rëndësishme këto për të ardhmen e Armando Brojës në skuadrën e Sauthempton, ku gjendet aktualisht i huazuar nga Çelsi. Bomberi shqiptar po monitoron situatën lidhur me shitjen e londinezëve, gjë që po e bënë dhe Sauthemptoni në mënyrë që lojtari dhe klubi të vendosin lidhur me të ardhmen e 20-vjeçarit në klub.

broja

Sipas raportimeve nga “SaintsExtra”, media e cila trajton çështjet brenda Sauthempton, ka publikuar një lajm ku thuhet se kjo skuadër në ditët e fundit po kryen diskutime brenda organikës drejtuese të klubit për të vendosur në lidhje me transferimin përfundimtar të Brojës.

Diskutimet janë kryesisht në lidhje me vlerën e kartonit të lojtarit si dhe mundësitë ekonomike të klubit për t’i ofruar një gatë të ngjashme me atë të lojtarve të tjerë të rëndësishëm si Adams dhe Armstrong.

Zgjidhja e situatës me shitjen e Çelsit është ajo çka palët po presin për të marrë vendim final lidhur me të ardhmen e Brojës dhe klubin ku bomberi shqiptar do të luaj sezonin e ardhshëm.

Arena e Lajmit


Broja me sytë nga Çelsi, Sauthempton mendon për të ardhmen e bomberit shqiptar në klub

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook