Salernitana arriti të fitonte mbrëmë sfidën e prapambetur ndaj Venecias me shifrat 2-1, duke e dërguar në 5, rezultatet pozitive radhazi.
Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, skuadra nga Salerno falë fitores ndaj Venecias, ndodhet aktualisht jashtë zonës së rënies nga Seria A, për të parën herë që nga 28 gushti 2021, 250 ditë distancë nga sot.
Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veselit, në elitën e futbollit italian në 5 ndeshjet e fundit ka koleksionuar, 4 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 17 me 29 pikë në total.
250 – Grazie alla vittoria contro il Venezia, la #Salernitana si trova fuori dalla zona retrocessione di #SerieA per la prima volta dal 28 agosto 2021, a 250 giorni di distanza. Liberazione.#Salernitanavenezia pic.twitter.com/pc3tQ8K3t7
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) May 5, 2022
– Arena e Lajmit