EKSKLUZIVE/ Ishte projektuar titullar ndaj Dinamos, sulmuesi i Vllaznisë “zhduket” para sfidës me blutë

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, e kishte projektuar titullar sulmuesin maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç, në ndeshjen ndaj Dinamos, por dje çuditërisht lojtari nuk ka qenë as i grumbulluar me ekipin.

gjurgjevic

“Panorama Sport” mëson nga burime në klubin shkodran, se pavarësisht faktit që Gjurgjeviç e zhvilloi normalisht seancën e fundit, në orët para ndeshjes ka shfaqur shqetësime.

“Nuk jam në gjendje të luaj, jam pa qejf”, mësohet t’i ketë thënë trajnerit lojtari maqedonas.

Në këto kushte, Plorit i janë prishur planet dhe nuk e ka grumbulluar fare, duke pasur kështu një mungesë krejtësisht të paparashikuar në ditën e ndeshjes, për më tepër që i gatshëm nuk ishte as Liridon Latifi.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Ishte projektuar titullar ndaj Dinamos, sulmuesi i Vllaznisë “zhduket” para sfidës me blutë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook