“Hetimet me kallëzime jo me deklarata politike”, Rama i përgjigjet kreut të SPAK: Çfarë kallëzimi të bëj unë për gjyqtaren që…

Edi Rama3211113

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot edhe kreut të SPAK, Arben Kraja, sipas të cilit hetimet nuk bëhen me deklarata politike por me kallëzime penale.

I pyetur se përse nuk i drejtohet SPAK-ut me kallëzime konkrete, Rama tha se partitë politike nuk mund të bëjnë kallëzimë.

Ai pyeti se çfarë kallëzimi duhet të bëjë për rastin e një gjyqtareje që ka bllokuar nisjen e punimeve për ngritjen e qendrës kombëtare të fëmijëve te ish Garda e Republikës.

“Ka çuar ministri i drejtësisë rastin më skandaloz, nuk shoh të ketë ndonjë veprim Akoma. Fëmijët e Tiranës presin të kenë teatrin e tyre. Nuk mund të vazhdojnë me këtë teatër kukullash të vogël këtu që ka qenë i mjaftueshëm kur isha unë në moshën e Zahos. Kemi bërë projektin, kemi gjetur financimin për të bërë një qendër të denjë për të gjithë fëmijët tuaj. Pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit te Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën për të ndërtuar qendër kulturore fëmijësh dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse. E cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë “jo” dhe një javë përpara se ta shporrte vettingu na bën sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë sot kur këtë gjykatëse e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara dhe me një akt haptazi të paligjshëm atje. Çfarë kallëzimi kërkon nga unë? Kam shumë respekt për Arben Krajën, drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën që ka bërë deri tani. Kam respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e PS-së dhe goditjet ndaj krimit të organizuar. Të bëjmë ne kallëzim për non-gratën? Ka dalë një akuzë që ëhstë më e rëndë se akuza e çdo gjykate dhe është bërë një vorbullë e madhe diskutimi, marrin nëpër gojë ambasadoren amerikane, sekretarin e shtetit”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër depozitimit të kallëzimeve nga partitë politike.

“Këtë (kallëzimet e partive) avokat Ngjela e quante lajthitje në object. Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Kam qenë gjithmonë kundër këtyre gjërave edhe kur ishim në opozitë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë politike të bëjnë kallëzime. Edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kryetari i grupit të PS-së ka bërë kallëzim. Nëse ne ndërtuam një prokurori Speciale, ne nuk e ndërtuam që të dëgjojmë të njëjtën histori që kemi dëgjuar gjithë jetën “jo se s’kemi kallëzim”. Shko në një vend tjetër dhe shiko se çndodh pa kallëzim fare, nëse një qytetar nxjerr një fakt trondinës”, deklaroi më tej Rama.

“Hetimet me kallëzime jo me deklarata politike”, Rama i përgjigjet kreut të SPAK: Çfarë kallëzimi të bëj unë për gjyqtaren që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook