Këngëtari i njohur ndan foton e veçantë nga fëmijëria/ Cilit prej artistëve shqiptarë i përket kjo foto

Industria muzikore kohëve të fundit është tejmbushur nga artistët të rinj. Mirëpo disa emra janë të gdhendur në tregun tonë muzikor dhe të gjithë kemi të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për to.

Një nga këngëtarët që i ka rezistuar kohërave dhe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i pëlqyer nga publiku është edhe Alban Skënderaj. Përpos me koncerte Albani është aktiv edhe në Instagramin e tij.

Së fundmi kantautori është bërë nostalgjik dhe ka postuar një foto nga fëmijëria e tij. Edhe pse shumë pas në kohë, mund të themi nga fotoja që artisti nuk paska ndryshuar shumë.

“Leri ëndrrat te jene krahet e tua,”-ka shkruan Albani krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Ju kujtojmë që Alban Skenderaj disa ditë më parë ka thumbuar me një postim të gjithë këngëtarët e rinj që po i shtohen tregut muzikor teksa ndau disa video nga prapaskenat e klipit të tij të ri. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij të fundit me partneren e tij të jetës Miriam Canin.

Në një nga videot e publikuara, Albani shihej teksa luante me top me një fëmijë ku të dy po bëjnë disa xhunglime.

“Hë si thoni, ti futem futbollit? Se jemi bërë shumë kengetarë!

Paskam shkuar dëm kot!”– shkruante duke qeshur Albani krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Ju bëjmë me dije gjithashtu që ky projekt i tyre erdhi rreth 5 muaj pas duetit me titull “Zemër përmbi zemër”. Vitet e fundit çifti simpatik nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.

Alban Skenderaj poston një foto familjare në Instagram: Dhurata më e çmuar e që më lumturon çdo ditë – Balkanweb.com – News24

Këngëtari i njohur ndan foton e veçantë nga fëmijëria/ Cilit prej artistëve shqiptarë i përket kjo foto

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook