“Kërkon familje”/ Pas daljes nga Përputhen Alesja zbulon pse nuk është çift me Neritanin

Vetëm para pak javësh Alesja dhe Neritani dy nga protagonistët e emisionit të dashurisë dolën bashkë nga ky format. U duke se mes dy të rinjve pati shkëndija dashurie, por në fakt nuk paska qenë kështu.

Ndonëse kanë kaluar shumë pak kohë që nga dalja e tyre e bujshme si çift, Alesja dhe Neritani në fakt qenkan vetëm miq të mirë. Arsyeja për këtë është se Neritani kërkon që të krijojë familje, ndërkaq një hap i tillë nuk është në planet e Alesjas për momentin.

Gjatë një interviste ata janë shprehur se janë miq dhe jo të dashur Alesja tregoi se nuk janë ende çift, por dalin dhe janë çdo ditë bashkë. Ish-konkurrentja shtoi se janë disa gjëra që po i pengojnë për t’u bërë bashkë sepse Neritani kërkon të krijojë familje shumë shpejt dhe ajo nuk është akoma gati për një gjë të tillë.

“Kërkon familje”/ Pas daljes nga Përputhen Alesja zbulon pse nuk është çift me Neritanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook