Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për BalkanWeb se automjeti është djegur në pjesën e përparme dhe kanë qenë banorët ata të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Forcat policore janë tashmë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikëset nuk kanë mbërritur ende për shkak terrenit.
Dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një zjarrvënie të qëllimshme.