“Ramës i ka hyrë frika në palcë, mori fund loja e turpshme”/ Berisha: Një nga aferat më të tmerrshme janë 24 viktimat e Thumanës, vdiqën në banesë nga papërgjegjshmëria e kryeministrit

Sali Berisha22122

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, duke thënë se loja me opozitën ka marrë fund. Në një komunikatë për mediat nga selia blu, ish-kryeministri tha se ai do të jetë bashkë me shqiptarët dhe do i përgjigjet vetëm kërkesave të tyre.

“Të humbasë arsyen. Të futet në sidromën e probleme të thella psikike. I trembur. Por një pse tjetër duhet të jemi të hapur i këtij qëndrimi është dhe frika në palcë nga opozita e vërtetë. Mori fund loja e turpshme. Vendimi ka një opozitë të vërtetë. Kjo opozitë është revolucion. Unë e kam theksuar, në mënyrë absolute nuk do të pajtohem me këtë plaçkitje që po u bëhet shqiptarëve. Ne nuk bëjmë presion, por i drejtohemi qytetarëve. Ka shpikur ligjin e investitorëve strategjik, për t’i dhënë ministrave dhurata në prona publike.

Për t’i krijuar mundësi të lajnë paratë që vjedhin. Këto ditë do të jenë të harruara. Ai të dalë dhe të mbajë çdo ditë fjalim për SPAK-un, por është i pashpresë. Askush s’e ndalon revolucionin. Edi Rama flet për afera. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pa hetuara janë 24 viktimat e Thumanës. Banesat e tyre ishin të pa banueshme, por papërgjegjshmëria e Ramës dhe Dakos bëri që ata të prisnin tërmetin vdekjeprurës po me të njëjtin shtëpi”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Ramës i ka hyrë frika në palcë, mori fund loja e turpshme”/ Berisha: Një nga aferat më të tmerrshme janë 24 viktimat e Thumanës, vdiqën në banesë nga papërgjegjshmëria e kryeministrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook