“Resort turistik te Kepi i Stillos”, Berisha: Rama aksioner në vendin ku do ndërtohen 620 vila

Berisha Sali2

Ish-kryeministri Berisha tha sot në zonën e Butrintit do të ndërtohen 620 vila.

Ai foli për një resort turistik që do të ndërtohet në vendin ku toka i duhej kthyer Kishës.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori ti rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner.

Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha.

“Resort turistik te Kepi i Stillos”, Berisha: Rama aksioner në vendin ku do ndërtohen 620 vila

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook