Roma e Kumbullës me zemër të madhe, i ofron bileta falas për finalen e Tiranës tifozëve që…

Roma u kualifikua për në finalen e madhe të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet në Tiranë, më 22 maj në stadiumin “AIR Albania” në orën 21:00 ndaj skuadrës së Fejnordit.

ROMA

Skuadra verdhekuqe arriti të triumfonte minimalisht 1-0 ndaj Leistërit në stadiumin “Olimpico” falë golit të britanikut Tami Abraham, duke prerë biletën për në finalen e madhe të Tiranës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Roma ka bërë një gjest human ku për në ndeshjen finale ndaj Fejnordit që do të luhet në “AIR Albania” do t’i dhurojë falas biletat për 166 tifozët që ndoqën verdhekuqtë në humbjen turpëruese 6-1 në muajin tetor në transfertën norvegjeze të Bodo/Glimtit, ku fansat e Romës sfiduan temperaturat në atë ndeshje.

Një gjest human ky i skuadrës së Romës.

– Arena e Lajmit


Roma e Kumbullës me zemër të madhe, i ofron bileta falas për finalen e Tiranës tifozëve që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook