Shpëtohen nga mbytja dy të rinj në Dhërmi, ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata

Download

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi kanë bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy të rinjve të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

“Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht: S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia e Vlorës.

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpëtohen nga mbytja dy të rinj në Dhërmi, ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook