Trajneri legjendar zbulon sekretin e formës së Benzema: Francezi ka luajtur mbi peshë deri në të 30-at

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se rënia në peshë e ka ndihmuar Karim Benzemanë për të përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e tij me Realin e Madridit.

VENGER

Ai ka vlerësuar me nota maksimale bashkëpatriotin e tij pas triumfit të Realit 3-1 kundër Sitit në gjysmëfinalen e kthimit në Ligën e Kampioneve. Duke komentuar atë çfarë ndodhi në Madrid, Venger ka thënë:

“Po shohim diçka mjaft interesante në këtë sezon në Europë. Sulmuesit më të vjetër në moshë po tregohen më efikasët. Shihini të gjithë, Levandovski, Benzema, Ibrahimnoviç, ata po shënojnë rregullisht dhe shumë gola pasi po flasim për 35 e 40- vjeçarë.

Meqë jemi te Reali mund të them se Benzema deri në moshën 30 vjeç ka luajtur me 2 apo 3 kilogramë më shumë në peshë.

Tani ai ka humbur ato kg dhe është kthyer në një atlet”.

Arena e Lajmit


Trajneri legjendar zbulon sekretin e formës së Benzema: Francezi ka luajtur mbi peshë deri në të 30-at

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook