Tre mungesa të sigurta në derbi, si pritet të luajë Tirana ndaj Partizanit

Tirana nisi dje përgatitjet për sfidën me Partizanin. Skuadra u stërvit përgjysmë, sepse titullarët bënë vetëm relaksim, ndërsa pjesa tjetër u stërvit me maksimumin.

TIRANA

Xhixha u pa që të qëndronte në palestër, ndërsa Toshevski e Najdovski nuk ishin fare në stërvitje. Trajneri Orges Shehi ka vetëm 24 orë për të përgatitur derbin.

Dy janë shqetësimet që ka trajneri. Mungesa e lojtarëve dhe formacioni që do të aktivizojë në fushën e lojës. Tirana shkon pa tre titullarë në derbin e fazës së katërt, që mund ta shpallë edhe matematikisht kampione.

Në ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 18:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku si pritës është Partizani, trajneri Shehi nuk do të ketë të gatshëmmbrojtësin Filip Najdovski, si dhe sulmuesit Redon Xhixha e Dejvid de Silva.

Ky i fundit është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë, ndërsa Najdovski dhe Xhixha e pësojnë prej kartonëve që morën në takimin ndaj Teutës.

Mbrojtësi u ndëshkua me të verdhë dhe plotësoi numrin katër të tyre, ndërsa sulmuesi mori direkt të kuq pas gjestit antisportiv që bëri. Formacioni Tashmë Shehi duhet të ribëjë sulmin, pasi aty është vetëm Seferi.

Porta është e Bekajt. Në mbrojtje, Najdovski zëvendësohet nga Behiratçe, ndërsa reparti plotësohet me Toshevskin. Hoxhallarin dhe Ismajlgecin.

Në mesfushë luajnë Toli, Totre dhe Limaj që shënoi ndaj Teutës. Problemi është sulmi. Seferi e Gjumsi pritet të luajnë nga minuta e parë, ndërsa Hoti duhet të marrë vendin e Xhixhës së pezulluar prej kartonit të kuq.

Jo vetëm kaq, por sulmuesi rrezikon një dënim mëtë rëndë për goditjen e gjyqtarit Alla.

Ai mund të mbyllë sezonin pa luajtur asnjë takim, çka dotë ishte goditje e rëndë për bardheblutë që kanë edhe dy sulmues të tjerë në bokse, siç janë De Silva dhe Ngo.

TIR

Arena e Lajmit


Tre mungesa të sigurta në derbi, si pritet të luajë Tirana ndaj Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook