Roma siguroi biletën për në finalen e madhe të Tiranës në Ligën e Konferencës, ku do të ketë përballë holandezët e Fejnordit në mbrëmjen e 25 majit në stadiumin “AIR Albania”, në orën 21:00.
Menjëherë pas triumfit minimal me rezultatin 1-0 ndaj Leistërit në stadiumin “Olimpico”, falë golit të Tami Abrahamit, “furia” verdhekuqe nuk kishte të ndalur.
Në dhomat e zhveshjes dëgjohet kori “do të shkojmë në finale”, me lojtarët në delir duke prerë biletën për në ndeshjen e madhe që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë.
– Arena e Lajmit