A është Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kraja Nano Konference (1)

Kreu i SPAK Arben Kraja nuk ka konfirmuar as mohuar nëse Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe nëse mbi bazën e dëshmisë së tij është ndërmarrë operacioni i sotëm me dhjetëra urdhër-arreste dhe për emra të njohur të botës së krimit. Kraja tha se arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor.

“Arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor. Për probleme të tjera nuk mund të kthejmë përgjigjur. Masa në gjykatë është pjesë e hetimit, nuk ka rëndësi kur është kërkuar. Koncepti provë shumë i gjerë, përfshin hetime proaktive, përfshin përgjime, përfshin dëshmi, përfshin prova të sekuestruara më herët dhe në vijim, është koncept i gjerë”, deklaroi Kraja.

Lidhur me detajet e operacionit, Kraja tha se informimi që ne bëjmë është brenda kuadrit të mos dekonspirimit.

Ndërsa kryepolici Gledis Nano tha se Policia është më këmbë dhe i ka marrë masat lidhur aty ku ka dyshime për përshkallëzim konflikti. “Personat që janë në kërkim, por i shmangen drejtësisë të jeni i sigurt se do vihen para drejtësisë”, deklaroi Nano.

A është Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook