Darkë në Bruksel, Rama ndan foton, shtrëngim duarsh me shefin e diplomacisë europiane

280736802 545972100231789 1244786900197205556 N

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku dhe do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një foto me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian, ku shihet se takohen me përzemërsi.

“📍Bruksel – Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Rama.

Sipas raportimeve, në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur. Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Darkë në Bruksel, Rama ndan foton, shtrëngim duarsh me shefin e diplomacisë europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook